News

“Të Kuqtë” vijnë në këtë ndeshje praktikisht të kualifikuar pas fitores 6-2 të arritur përpara dy javëve dhe e shohin këtë sfidë si një mundësi për të rimarrë veten për kampionatin duke parë edhe startin katastrofik të tyre. Në 14:00 Kukësi do të presë Egnatian me kampionët e vendit që do të kërkojnë të përmbysin humbjen befasuese të pësuar në ndeshjen e parë.

Tirana do të presë besën të cilën e mundi në Kavajë me rezultatin 2-1, një rezultat ky që u jep avantazh bardhebluve, që gjithsesi nuk do të kërkojnë të rrezikojnë dhe do të synojnë që t'i mbyllin përfundimisht llogaritë e kualifikimt sa më shpejt që të jetë e mundur.

Teuta do të luajë me Tërbunin me durrsakët që vijnë në këtë sfidë të kthimit pas humbjes 1-0 të pësuar në takimin e mëparshëm kështu që të besuarit e Gugash Maganit kanë të njëjtën detyrë si Kukësi, përmbysja e kësaj disfate.

I qetë vjen edhe Laçi në ndeshjen me Sopotin pas fitores 12-0 të ndeshjes së parë me kurbinasit që në pankinë këtë radhë do të kenë Gentian Mezanin. Ndeshje të tjera interesante të kësaj faze të kupës së Shqipërisë janë edhe Apolonia-Lushnja, Luftëtari-Elbasani. 

/ Top Channel 

27.09.2017
 
Comments
Order by: 
Per page:
 
  • There are no comments yet
Actions
Rating
0 votes
Recommend