News

Rama“Hapat e ndërmarrë deri më sot në kuadër të rrëzimit të barrierave që e pengojnë integrimin e plotë të dy shteteve tona në një proces lehtësimi përfundimtar të marrëdhënieve përbëjnë një premisë, por ende jo një platformë zgjidhjesh. Prandaj, mbledhja e katërt e të dy qeverive do të fokusohet te fitimi i kohës së humbur dhe sot kemi rënë dakord për ta vendosur fokusin në fushat ku ka nisur procesi, por progresi nuk ka qenë i mjaftueshëm. Së pari, në lehtësimin e procedurave administrative për shtetasit që jetojnë në të dy anët e kufirit: lëvizje e lirë në kufi. Qytetarët ndeshen me një mur absurd që duam ta shembim, për ta nisur vitin e ardhshëm me një kufi simetrik, në ngjashmëri me kufijtë midis vendeve të BE-së. Natyrisht që nuk do të hiqen për fare kontrollet, por do të jenë të rralla”, tha Rama.

Më tej, kreu i qeverisë shtoi se do të ketë “ekuivalentim diplomash dhe lehtësim në aksesin e tregut të punës që sot është problem për të rinjtë”.

Gjithashtu, Rama tha se “Porti i Durrësit nuk është vetëm porti i Shqipërisë, por edhe porti i shqiptarëve të Kosovës. Duhet të kthehet në doganë të njehsuar të Shqipërisë dhe Kosovës. Është e padrejtë që sipërmarrjet shqiptare që çojnë mall në Kosovë të përballen me dy palë doganierë. Kjo do të finalizohet në mbledhjen e 27 Nëntorit”.

Ndërkohë, Ramush Haradinaj deklaroi: “Shqiptarët nuk na kanë lënë kurrë vetëm në rrugëtimin tonë dhe duam që rrugëtimin tonë drejt BE-së ta bëjmë së bashku”.

/ Top Channel 

 

27.09.2017
 
Comments
Order by: 
Per page:
 
  • There are no comments yet
Actions
Rating
0 votes
Recommend